OKB bën apel për një armëpushim humanitar në Alepo, pasi dy milion njerëz ndodhen pa ujë dhe pa energji elektrike.Qyteti është ndarë në dy pjesë pas sulmeve të fundit të dhunshme dhe popullsia civile është efektivisht në rrethim.
Në Gjenevë, SHBA dhe Rusia janë duke diskutuar për një armëpushim. Mbi dy milion civilë në Alepo, si në zonën e kontrolluar nga rebelët si në zonën e kontrolluar nga Qeveria nuk kanë energji elektrike dhe as furnizim me ujë të pijshëm për shkak të goditjeve që ka marrë sistemi i furnizimit me ujë në ditët e fundit. Një fakt i tillë është deklaruar nga OKB, e cila ka bërë thirje për një armëpushim humanitar prej 48 orësh si kohë e llogaritur e nevojshme për të riparuar sisitemet e furnizimit si me ushqime, me ilaçe, por edhe me ujë për popullsinë. Në qytetet siriane, paralajmëron OKB-ja, më shumë se 2 milionë njerëz janë në rrezik të bien nën një rrethim të plotë. Në dy javët e luftimeve të ashpra, në fakt kryeqyteti ka qenë i ndarë në dy pjesë me rebelët e opozitës nga njëra anë dhe forcat e regjimit në anën tjetër dhe secili grup kontrollon kundërshtarin, duke i vendosur banorët civilë nën rrethim. Në një deklaratë, Yacoub el Hillo, Koordinatorja e Përhershme e OKB-së për Çështje Humanitare në Siri dhe Kevin Kennedy, Koordinatore Rajonale humanitare për krizën siriane, theksojnë se pas ndërprerjes së furnizimit me ujë do ta kenë të vështirë të ndërhyjnë për të plotësuar nevojat e popullsisë. “Kombet e Bashkuara – theksohet në deklaratë, janë të përgatitur për të ndihmuar popullsinë civile në Aleppo, një qytet tashmë të bashkuar në vuajtje. Civilë, përfshirë të sëmurët deh të plagosurit duhet të ndihmohen në mënyrën më të shpejtë ndoshta përmes kufirit me Turqinë.Të gjitha palët duhet të sigurojë sigurinë, shpëtimin dhe dinjitetin e të gjithë civilëve”thuhet në deklaratë. “Kush ka qëllime t’u privojë njerëzve ushqimet dhe mjetet të tjera të domosdoshme për mbijetesë bën një krim lufte”, përfundon deklarata e zyrtarëve të OKB. Armëpushimi humanitar tashmë është duke u diskutuar në Gjenevë. Ekspertë ushtarakë rusë dhe amerikanë në praninë e përfaqësuesve të OKB-së, janë duke diskutuar edhe temën se si ti shpallin luftë të përbashkët terrorizmit.