Populli i Islandës vazhdon të surprizojë me interesin e tij në lidhje me kombëtaren e futbollit, e cila për herë të parë në histori merr pjesë në Kupën e Botës.
Edhe pse një vend i vogël me populli 335 mijë e 252 banorë, islandezët kanë treguar përkushtim dhe pasion të madh për skuadrën e futbollit duke thyer një rekord.
Sipas Federatës së Futbollit të Islandës, plot 99.6% e islandezëve u ulen para televizorit të shtunën në mesditë për të ndjekur ndeshjen debutuese të Islandës kundër Argjentinës.
“Shpesh flitet për faktin se i gjithë populli qëndron pas djelmoshave tanë, kjo mund të konfirmohet sot: 99.6% e të gjithë njerëzve që po shikonin televizion në Islandë gjatë ndeshjes Argjentinë vs Islandë në Kupën e Botës në Rusi, po e shikonin ndeshjen”, shkroi FFS në Twitter