Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë, në zonën e njohur si Ura e Çerenecit.
Mësohet se i plagosur ka mbetur Mirdash Osmani i cili është dërguar në spital ku po merr dhe ndihmën e parë mjekësore. Ndërkohë autori Blerim Skara është larguar nga vendngjarja.
Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjet e plotë të kësaj ngjarjeje.
Mirdash Osmani nuk është një emër i panjohur për policinë. Në maj të 2015 ai u arrestua nga operacioni “Rruga e Gabuar”, pasi dyshohej se kishte porositur 3 vrarës me pagesë për të ekzekutuar një 20-vjeçar, me të cilin kishte pasur konflikte.