67 pasagjerë bënë këtë të premte fluturimin e parë zyrtar nga Zyrihu dhe zbritën në aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit, ‘Zayed, Flatrat e Veriut’. Fluturimi nga Zurihu për në Kukës u krye nga kompania ajrore zvicerane ‘Helvetic Airlines’. Bileta me gjithë taksa nga Zyrihu në Kukës ka kushtuar 99 euro ndërsa nga Kukësi drejt Zyrihut do të kushtojë 69 franga zvicerane.

Në ceremoninë zyrtare të fluturimit të parë nga Kukësi, Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha se aeroporti është një vepër e madhe qe do ti shërbejë të gjithë trevave shqiptare qytetarët e të cilave tashmë do të kenë një portë tjetër hyrëse shumë më afër destinacioneve të tyre. Rëndësinë e aeroportit të Kukësit në zhvillimin e turizmit në të dyja anët e kufirit por edhe të ekonomisë e theksuan edhe Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici dhe Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Kryeministri Edi Rama e konsideroi aeroportin e Kukësit si portën e dytë të qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale. Aeroporti i Kukësit ka një pistë prej 2.2 kilometrash te gjate e projektuar të mbajë 3 avionë njëkohësisht si dhe kullën e vrojtimit. Brenda një ore 4 avionë mund të nisen nga ky aeroport. Terminali zë një faqe prej 3500 m2, ka 2 portat hyrëse dhe brenda tij edhe një zonë muzeale në përkujtim të luftës së Kosovës, e cila ishte edhe pikënisja e këtij aeroporti, si dhuratë e Emirateve të Bashkuara për të pritur ndihmat për refugjatët.

Artikulli paraprakME BLUZA TË SHQYERA DHE TË ULUR NË TOKË, SHIHNI SI RRINË TË LIDHUR VRASËSIT E PRESIDENTIT TË HAITIT
Artikulli tjetërZYRTARËT E SHËNDETËSISË NË SHBA: DOZA E TRETË E VAKSINËS NUK ËSHTË ENDE E NEVOJSHME