Kryeministri Edi Rama tha në prezantimin e portalit për infermierët se askush nuk do guxojë ti heqë ata nga puna për arsye politike. Rama: Ashtu siç bënë mësueset dhe mësuesit më parë do të bëjmë edhe për infermierët.

Shpëtimin përfundimtar nga kthetrat e partive politike dhe garantimin përfundimtar të çdo prefsionisti të infermierisë që askush asnjëherë nuk do guxojë ta lëvizë nga vendi i punës për arsye politike. Që do të thotë tepsinë në fushën e veprimtarisë tuaj e çojnë për skrap. Nga sot çdo infermier që do rektrutohet në sistemin tonë shëndetësor do të rekrutohet falë meritës dhe aftësive të veta. Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka prezantuar portalin online për infermierët ku mund të aplikojnë për punësim. Si fillim infermierët duhet të aplikojnë për të marrë trajnimin e nevojshëm më pas vendoset për punësim.Manastirliu u shpreh se ky portal ofron garanci dhe shërbim dhe eliminon punësimet me miq apo korrupsionit. Nëpërmjet portalit punësimi do bëhet sipas kritereve ligjore dhe në bazë të meritës.“Tashmë është koha të bëhen ndryshime për shërbimin e infermierëve, do zgjidhen vetëm ata që janë të aftë për ti shërbyer qytetarëve,” tha Manastirliu.“Infermieri është kontakti i parë me pacientin dhe roli i tij nuk është vetëm profesion por mision për jetën e njeriut,” shpjegoi Ministria.Tashmë portali i ri dedikuar infermierëve ka për të sjellë jo vetëm punësimin e infermierëve të kualifikuar por edhe dhënien e një shërbimi cilësor për çdo pacient.Portali do të bëhet ligj. Kështu tha kryeministri Edi Rama në prezantimin e portalit për infermierët. Kreu i ekzekutivit tha se kjo duhet të kthehet në normë ligjore.

Rama: Portali do të bëhet ligj. Së shpejti ne do të bëjmë ligjin në parlament që jo vetëm që cdo shkelje e mundshme e dinjitetit qoftë të një mesuesi të vetëm të jetë shkelje e ligjit, por edhe që kjo të kthehet në një normë ligjore në të gjithë sistemin. E njëjta gjë do të ndodhe edhe me këtë portal.Kryeministri Edi Rama tha në prezantimin e portalit për infermierët se askush nuk do guxojë ti heqë ata nga puna për arsye politike. Rama: Ashtu siç bënë mësueset dhe mësuesit më parë do të bëjmë edhe për infermierët. Shpëtimin përfundimtar nga kthetrat e partive politike dhe garantimin përfundimtar të çdo prefsionisti të infermierisë që askush asnjëherë nuk do guxojë ta lëvizë nga vendi i punës për arsye politike. Që do të thotë tepsinë në fushën e veprimtarisë tuaj e çojnë për skrap. Nga sot çdo infermier që do rektrutohet në sistemin tonë shëndetësor do të rekrutohet falë meritës dhe aftësive të veta.

Artikulli paraprakEKSTRADOHET NGA ITALIA NË SHQIPËRI 53 VJEÇARI I DËNUAR PËR PROSTITUCION
Artikulli tjetërGRABITET BIZNESI ,MERREN LEKE DHE BIZHUTERI