Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të mërkurën për në Bruksel, ku pritet që të zhvillojë një takim “kokë më kokë” me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Soltenberg.
Në takimin e datës 13, kreu i qeverisë pritet të diskutojë me kreun e Aleancës për zhvillimet në kuadër të ndërtimit të bazës navale të NATO-s në Durrës, një projekt që e paralajmëroi ai vetë në konferencën për mediat të datës 1 korrik.
Kjo bazë për mjetet lundruese të NATO-s pritet që të jetë pjesë në për Portin e ri të Durrësit që do të ndërtohet në brigjet e Porto Romanos.
“Po ashtu kemi folur atje për projektin tonë dhe së shpejti do të rikthehemi në Bruksel për të vazhduar diskutimin për propozimin tonë që ka ngjallur interes dhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e ri të Durrësit, që do të jetë në Porto Romano dhe veç pjesës komerciale, parashikohet të ketë dhe një pjesë ushtarake”, rrëfeu Rama para gazetarëve rreth një javë më parë.