Porti i Shëngjinit i ka kapacitetet e mjaftueshme për pritjen e refugjateve, pa cënuar aspak punen e përditshme në këtë port detar.Konfirmimi ka ardhur nga Drejtori i këtij institucioni Sander Marashi, sipas të cilit është përcaktuar vendi ku do të ngrihet qendra e karantines nën juridiksionin e Italisë, për pritjen e refugjateve.
Drejtuesi i Portit të Shëngjinit ka garantuar se refugjatet nuk do të kenë asnjë kontakt me banoret e Shëngjinit, pasi nga porti do të transportohen me autobusë në strukturen që do të ngrihet në Gjadër për akomodimin e tyre, deri sa të shqyrtohen kërkesat për azil.
Një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Italinë për frenimin e valës së emigrantëve në shtetin fqinj, projekti i për ndërtimin e qendres për refugjatet ka mbërritur në portin e Shëngjinit dhe pritet të nisë puna që të jetë gati brenda pranveres së vitit të ardhshem.