Porti i Durrësit, porta e parë nga ku do hyjnë mbetjet e importuara

Pas miratimit të ligjit për importin e mbetjeve, Durrësi pritet të jetë një nga tri pikat ku pritet të futen mbetjet brenda territorit shqiptar. Aktet nënligjore pritet të përcaktojnë edhe mënyrën e saktë se si do të procedohet gjatë rrugëtimit të mbetjeve që do të vijnë nga vende të ndryshme të Europës, deri në vendin ku do të përpunohen në fabrikat e riciklimit në Shqipëri. Burime nga dogana e Durrësit thanë për Ora News se skaneri, i cili aktualisht funksionon për të kryer skanimin e të gjitha mallrave që futen në portin e Durrësit nga importit, por edhe në rastet e eksportit, ka kapacitetin e nevojshëm për të kryer kontrollin e mbetjeve të riciklueshme që pritet të vijnë në vendin tonë. Përfaqësues të doganës së portit sqaruan se nëse mbetjet do të transportohen nëpërmjet kamionave, ato do të skanohen direkt nga skaneri, ndërsa kur mbetjet do të vijnë me anë të anijeve të tonazhit të rëndë, do të kontrollohen nëpërmjet detektorëve të dorës. Skaneri konfirmojnë ekspertë të doganës, arrin të dallojë të gjitha llojet e mallrave që ndodhen brenda kamionit nëpërmjet fotografimit i cili mund të diktojë sipas tyre edhe ato që janë të rrezikshme

Artikulli paraprakKLANDESTINET SHQIPTARE PROBLEM PER TE KALUAR PORTET E HOLLANDES
Artikulli tjetërGRABITEN LAPTOPET,NE PRANGA NJE SHQIPTAR DHE NJE MAQEDONAS