Kryeministri Edi Rama ka folur për Portin turistik të Durrësit pas nënshkrimit të marrëveshjes së zhvillimit me investitorin Alabbar. Rama tha se tani është koha për të nisur puna në terren. Ky projekt sipas Ramës do të sjellë impakt të shpejt në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

“Koha për të nisur punën në terren dhe për t’i hapur rrugë këtij transformimi të paimagjinueshëm deri pak vite më parë. Procesi ka qenë i gjatë i vështirë, me shume yçkla në aspektin tekniko ligjor dhe me firmosjen e kontratës ky proces përfundon dhe fillon një proces tjetër, ai i çeljes së kantierit, fillimit të punës dhe hapjes së fronti të ri punësimi.

Durrës Marina hyn në ekonominë shqiptarë si një lokomotive që do sjell impakt të jashtëzakonshme në rritjen e shpejtë të zhvillimit ekonomik. Do të ofrojë punësim cilësor dhe shumë profile pune të mirëpaguar për shumëkënd që s’do ketë më asnjë arsye nëse do realisht të punojë të ikë jashtë”, tha Rama.

Artikulli paraprakRAPORTI I BERZH, SEJKO: INFLACIONI QË VIJON TRAJEKTOREN RËNËSE DO TË JETË OBJEKTIV BRENDA GJYSMËS SË PARË TË VITIT 2024
Artikulli tjetërKOMISION HETIMOR PËR ÇËSHTJEN ‘MCGONIGAL’? BALLA: PO NDRYSHOJMË LIGJIN! FIRMA E ‘NON GRATA-S’ NUK MERRET PARASYSH