Portieri i kombëtares shqiptare, një ndër lojtarët më të rëndësishëm për kuqezinjtë, Etrit Berisha, pas Euro 2016, mund të zgjedhë të luajë për Kosovën, duke kaluar te kombëtarja tjetër shqiptare që sapo është njohur zyrtarisht nga FIFA.

Duke folur nga Austria, ku po përgatitet Shqipëria në prag të Evropianit, Etrit Berisha lëshon një deklaratë që pritet të ngjallë debate të shumta: “Ka qenë nder për mua që të përfaqësoj të gjithë shqiptarët. Tani që është bërë kjo ndarje, nuk ndihem në maksimum, pasi edhe po shkova te Kosova, ose të rri të Shqipëria, për mua do të jetë një lloj zhgënjimi apo nuk do të ndihem edhe aq mirë”.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakZBARDHEN FORMULARËT, PRESIDENTI NISHANI E KISHTE MBIEMRIN MEHMEHTI
Artikulli tjetërNGJARJE TRAGJIKE NË ITALI, TRENI SHTYPË DY SHQIPTARË 17 DHE 23 VJEÇ