Vllaznia do të kërkojë të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë në Kupë ndaj Erzenit. Një gjë të tillë e ka shprehur edhe portieri i skuadrës shkodrane, Jurgen Mehidri. Në prag të sfidës së kthimit ndaj ekipit shijakas, Mehidri tha se do të japin maksimumin për t’u kualifikuar në raundin tjetër. Ai shfaqet optimist se do të përmbyset rezultati i ndeshjes së parë.
Kujtojmë se, ndeshja e parë mes Erzenit dhe Vllaznisë ka përfunduar me fitoren e shijakasve me rezultatin 2-1, teksa ndeshja e kthimit do të luhet këtë të mërkurë në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.