Europa Perëndimore, e mësuar të mirëpres shumë turistë, këtë verë është e detyruar të përballet me valë nxehtësie që nuk i ka dashur asnjëherë.
Në Belgjikë, për herë të parë në histori, është lëshuar “alarmi i kuq” në shumicën e vendit.
Në Gjermani dhe Holandë, temperaturat regjistrojnë vlera më të larta se vlerat normale.
Në Spanjë termometri ka shënuar 40 gradë.
Në të njëjtën situate ndodhet edhe Franca.
Në Itali, vala e të nxehtit ka prekur 13 qytete, përfshirë Romën dhe Firencen.
Britania e Madhe e ka tejkaluar rekordin 38.5 gradë.
Sipas një studimi të botuar këtë vit nga Instituti Federal i Teknologjisë në Zyrih, vala e nxehtësisë që ka goditur Evropën veriore, do të ishte “statikisht e pamundur” pa ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor.
Muajin e kaluar, Instituti i Potsdamit për Hulumtime të Ndikimit në Klimë deklaroi se pesë verat më të nxehta në Evropë, nga viti 1500 deri në të tashmen, kanë ndodhur të gjitha në shekullin 21, në vitin 2002, 2003, 2010, 2016 dhe 2018.
Një tjetër studim paleoklimatologjik i botuar në “Natyre”, konfirmon se Toka po përjeton periudhën e saj më të nxehtë që nga koha e Jezu Krishtit.
Por edhe pa qënë “profesor”, çdokush e ka të mundur të shoh seriozitetin e problemit, duke parë hartat satelitore dhe temperaturën e tokës në ditët të fundit.