Tre vatra të ndryshme zjarri kanë ndarë në dy pjesë Portugalinë. Fillimisht zjarri ra në provincën e Castel Branco, dy orë larg kryeqytetit Lisbonë. Më shumë se 1000 forca zjarrfikëse ndodhen në terren për të vënë nën fre flakët.

Si pasojë e zjarreve, autoritetet kanë shpërngulur disa fshatra.

7 prej zjarrfikësve dhe rreth 10 banorë me djegie të lehta, janë transportuar me helikopter për në spitalet e Lisbonës.

Era e fortë ka vështirësuar punën për shuarjen e zjarreve.

Në dispozicion të reparteve zjarrfikës janë vënë edhe aeroplan me ngarkesa uji kurse ushtria pret urdhërin për të dhënë edhe ajo ndihmesën e saj.

Në vitin 2017, zjarri i madh në krahinën e Pedrogao Grande, i cili shkaktoi vdekjen e 64 personave dhe plagosjen e 250 të tjerëve, konsiderohet fatkeqësia më e madhe që ka goditur Portugalinë në kohët moderne.

https://www.youtube.com/watch?v=GSGZ1sR2zF4

 

Artikulli paraprakPD- KOLEGJIT ZGJEDHOR: MOS U JEPNI MANDATET KËSHILLAVE BASHKIAKË DERISA KUSHTETUESJA TË VENDOSË
Artikulli tjetërU SHKARKUA NGA VETTINGU, KLP CAKTON KREUN E RI TË PËRKOHSHËM TË KRIMEVE TË RËNDA