Në numrat e telefonit celular të të gjithë banorëve të Portugalisë është dërguar një mesazh duke paralajmëruar një rrezik jashtëzakonisht të lartë të zjarreve në pyje, ndërsa vendi përgatitet për valën e tretë të të nxehtit të verës.Në ditët në vijim, meteorologët kanë paralajmëruar temperatura deri në 38 gradë Celsius dhe erëra të forta.

Në mesazhe, të gjithë banorët e zonave rurale të vendit paralajmërohen të përmbahen nga ndezja e zjarrit.

Në të njëjtën kohë, qeveria kufizoi hyrjen e banorëve në pyje dhe ndaloi përdorimin e makinerive për të shmangur shkëndijat që mund të shkaktonin zjarre.

Gjendja e jashtëzakonshme ka hyrë në fuqi mesnatën e së dielës dhe do të zgjasë deri të martën.

Këtë vit në Portugali, për shkak të pasojave të valëve të të nxehtit dhe thatësirës, sipas vlerësimeve të qeverisë, tashmë janë djegur rreth 92.000 hektarë.

Artikulli paraprakZIADIN SELA DORËHIQET NGA POSTI I KRYETARIT TË ALEANCËS PËR SHQIPTARËT NË MAQEDONINË E VERIUT
Artikulli tjetërBABAI I SAJ ËSHTË ‘TRURI I PUTINIT’, SI IU BË ATENTATI VAJZËS SË ALEATIT TË NGUSHTË TË PRESIDENTIT RUS