Hedhin ne lume thaset me kanabis,shpallen ne kerkim nga policia.

Nga seksioni për hetimin e narkotikëve në D.V.P.-Shkodër në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të narkotikëve, më datë 30.10.2016 u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve : * L.K. 44 vjeç, banues në Pukë * A.P. 30 vjeç, banues në Pukë Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi L.K. së bashku me nipin e tij shtetasin A.P. kishin lëndë narkotike të fshehur gati për shitje, si rezultat i veprimeve hetimore u arrit që : Menjëherë u organizuan shërbimet e D.V.P.-Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e komisariatit të policisë Pukë, dhe nga kontrolli i ushtruar si dhe verifikimet e bëra, rezultoi se në banesë këta shtetas kishin fshehur një sasi të dyshuar lëndë narkotike në 2 thasë por bashkëshortja e shtetasit L.K. e kishte hedhur në lumë dhe kqyrja e vendit të ngjarjes në lumin e fshatit Kryezi u gjet një sasi prej 190 gr lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva e mbetur nga thasët, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar nga neni 283-25 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakGJYKATA E LARTE SHTYN GJYQIN PER DEPUTETIN ARMANDO PRENGA,NUK PARAQITEN DESHMITARET
Artikulli tjetërDY KARBURANTE GRABITEN BRENDA DY ORESH NE KRUJE DHE RINAS