Një shqiptar përfundoi në prangat e policisë italiane.

Arrestimi u bë pasi është kapur me 6 kilogramë drogë të llojit kokainë. Shqiptari udhëtonte me makinë nga Gjermania për në Itali bashkë me vajzën e tij 8 vjeçare. Emri i tij nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, ndërsa thuhet se udhëtonte me një automjet tip Opel. Shqiptari u arrestua në afërsi të kufirit me Austrinë, në zonën e quajtur Vipitenos. Policia nisi dyshimet kur shqiptari u bë nervoz gjatë ndalesës. Nëse do të shitej në treg, vlera e drogës do të kapte vlerën e 1 milion eurove. Pas gjetjes së drogës, shqiptari është prangosur, ndërsa vajza i është besuar shërbimeve sociale, në pritje të mamasë që të vijë nga Gjermania.

/ Star Plus TV /

 

Artikulli paraprakFORCAT USHTARAKE TË RUSISË TËRHIQEN NGA SIRIA
Artikulli tjetërZBULOHET AXHENDA E KONGRESIT TË PS-së