Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë sot në Panairin e Punës, në qytetin e Elbasanit. Kryeministri do të jetë në panair në orën 09:30, ndërsa është pritur me protesta.

Dhjetëra simpatizantë të opozitës, shoqëruar dhe nga deputetë dhe kryetari i PD Elbasan, po zhvillojnë një protestë me pankarta në duar.

Protestuesit janë shfaqur me pankarta me mesazhe kundër qeverisë, ku ndër të tjera shkruajnë ‘Poshtë pashallarët e krimit’.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen dhe forca policie, të cilët po monitorojnë situatën.

Artikulli paraprakPANUCCI GATI NDRYSHIMET PËR FORMACIONIN ANTI-UKRAINË
Artikulli tjetërRAMA, CIPRAS DHE ZAEV TAKOHEN NË PRESPË? ÇFARË PARALAJMËROJNË MEDIAT E RAJONIT