Greqi, 5 fëmijë sirianë poshtërohen nga policia,AI:Duhet të hetohet rasti

5 fëmijë sirianë teksa janë shoqëruar në një rajon policie në Athinë janë poshtëruar nga disa policë, rast për të cilin Amnisty Internacional ka kërkuar hetim të çështjes. Siç raportojnë mediat greke, 5 fëmijëve refugjatë nga Siria, në rajonin policor të Omonias në Athinë ngjarja ka ndodhur javën e shkuar kur një patrullë ka gjetur fëmijët me disa automatikë lodre, ndonëse këta të fundit ishin pjesë e një grupi që po luanin një shfaqje. Fëmijët kanë qenë nga 12 deri në 16-vjeç dhe pas konstatimit ata janë shoqëruar në polici ku janë mbajtur për 7 orë duke u pyetur. Ekspertët e Amnisti Internacional dyshojnë se gjithçka është bërë për shkaqe raciste ndaj dhe kanë kërkuar hetim të thellë për ngjarjen.

Artikulli paraprakVRITET NJE TJETER AFRO-AMERIKAN NE SHBA,PROTESTA KUNDER POLICISE
Artikulli tjetërTRAFIKONIN VAJZA DREJT GJERMANISE,NE PRANGA 5 PERSONA