Posta Shqiptare dega Shkodër ka bëre të mundur dixhitalizimin e pjesës më të madhe të sherbimeve që ofron. Posta ka hedhur në treg shërbimin më të ri të transfertave online të parave i cili quhet Cash to Cash.

Një fakt i tillë bëhet i ditur nga drejtori i postës dega Shkodër Edmond Emini i cili shprehet se të gjithë klientët mund të kryejnë trasnferta parash brenda vendit nga cdo zyrë postare në të gjithë qarkun e Shkodrës, me tarifat më të ulëta në treg

Sipas Eminit tashmë cdo subjekt privat mund të kryjë pagesat përmes një sistemi unik online pranë zyrave postare, e gjithashtu cdo qytetar ka mundësi që të paguajë sigurimet shoqërore pranë këtij institucioni

Vitet e fundit filiali i postes ofron për qytetarët një mori sherbimesh
Pas pagesave të pensionisteve , ndihma ekonomike dhe një sërë pagesash të tjera të pushtetit vendor ofrohen online për të gjithë qytearet.

Artikulli paraprakSHKODËR, PAS “5 HERONJVE” HIQET BUSTI I VASO KADISË
Artikulli tjetërSHKODËR, PËRMBYLLET FESTIVALI I FILMIT “EKRANI I ARTIT”