Filiali i postës dega Shkodër do të ketë në fokusin kryesor të saj ofrimin e shërbimit në zonat turistike për të rritur kështu cilësinë e shërbimeve në këto zona si për pushuesit ashtu edhe për bizneset.

Këtë e bëri të ditur drejtuesi i këtij institucioni Edmond Emini i cili garanton se janë marrë masat e duhura ku vëmendje më e shtuar do ti kushtohet zonës turistike të Velipojës për shkak se ka fluksin më të lartë të pueshuesve

Ndërkohë drejtori Emini thekson se në zonat turistike do të punohet me dy turne dhe me orare të zgjatura për tu ofruar pushuesve një shërbim sa më cilësor.

Vitet e fundit filiali I postes ofron per qytetaret nje mori sherbimesh qe nga dergesat e ndryshme, pagesat qe behen nepermjet saj si dhe shperndarja e pagesave per disa kategori.

Artikulli paraprakSHKODËR, RRUGA KU “KALOHET ME VARKË”
Artikulli tjetërSHKODËR, AMBASADORI ZVICERIAN: DUHET DIALOG PËR KRIZËN