Filiali i një banke brenda Hipotekës së Tiranës është grabitur të hënën nga persona ende të paidentifikuar nga Policia. Në krye të herës u tha se është grabitur filiali i Postës Shqiptare, por kjo e fundit në një reagim për mediat, sqaron që nuk është vjedhur ndonjë filial i saj.

Reagimi i plotë: Posta Shqiptare Sh.A, u njoh me lajmin e publikuar në disa media, në të cilin pretendohej “Grabitja e Zyrës Postare të atashuar në ambientet e Hipotekës, Tiranë”, për të cilin sqarojmë dhe saktësojmë: Posta Shqiptare Sh.A u informua në lidhje me një grabitje që ka ndodhur në një Bankë të Nivelit të Dytë, në ambientet e sporteleve të zyrave të pritjes të Hipotekës, Tiranë. Sipas informacioneve të marra nga organet kompetente, Sigurimi Postar dhe Policia e Shtetit, fatmirësisht rezulton se nuk ka patur dëmtime fizike në njerëz, dhe saktëson se kjo grabitje nuk ka ndodhur në Zyrën e Shërbimit Postar që operon në ambientet e brendshme të Hipotekës.

Duke shprehur keqardhje për këtë ngjarje, Posta Shqiptare dëshiron të informoj dhe të sigurojë të gjithë qytetarët që shërbimi nëpër sportelet e Postës Shqiptare vazhdon normalisht, duke garantuar siguri dhe cilësi maksimale.

Artikulli paraprakMESAZHI I PAPËS PËR PAQEN, META: SHQIPËRIA, VEND I VLERAVE TË MËDHA
Artikulli tjetërZBARDHET TESTI PËR 3 MIJË EFEKTIVËT E BURGJEVE