Ashtu sikurse një vit më parë edhe sivjet përballë me “Urën e Drishtit” në rrugën e Prekalit është vendosur postblloku i policisë.Prej dy muajsh e gjysëm ky postbllok është instaluar në këtë aks, ndërsa makinat dhe udhëtarët që nisen drejt malësisë së Dukagjinit janë të detyruar të ndalojnë

Policia bën kontrollin fizik të automjetit, personave që udhëtojnë duke iu kërkuar mjetin e identifikimit

Për banorët e fshatrave përreth postblloku është i domosdoshëm për të garantuar rendin dhe sigurinë në sezonin veror

Ndërkohë për shoferët dhe udhëtarët postblloku është kthyer në një shqetësim të përditshëm.

Ligjërisht policia ka përdorur mungesën e licencave të mjeteve të transportit në këtë zonë për të bërë bllokimin e tyre dhe në njëfarë mënyre, dekurajimin e qytetarëve për të udhëtuar.

Por nga ana tjetër postblloku I vendosur në rrugëne Prekalit është pjesë e planit të masave për parandalimin e kultivimit të drogës është edhe postoblloku i vendosur për Policinë është plotësisht i ligjshëm.

Artikulli paraprakBLLOKOHEN PIJE AFËR SKADENCËS, DO HYNIN NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërSHEHAJ: KOMUNISTËT S’MUND TË NA MËSOJNË DEMOKRACINË