Një ditë më parë, administratori I njësisë Postribe Altin Shabaj deklaroi se pesë fshatra të kësaj njësie mbeten në errësirë sa herë ka reshje të dendura shiu, si shkak I rrjetit të amortizuar elektrik.
Një ditë më vonë, Armand Zhuka, drejtor I OSHEE për rajonin eSshkodrës ka reaguar duke hedhur poshtë akuzat e administratorit Shabaj, ku thotë se gjatë muajit dhjetor e vetmaj shkëputje e energjisë elektrike ka qenë për katër minuta.
Drejtori I OSHEE shtoi se vetëm vitin e fundit janë investuar 17 milion lekë në njësinë Postribë në shërbim të abonentëve që jetojnë në këtë zonë.
Lidhur me akuzën se banorët e njësisë Postribë detyrohen të jetojnë 2-3 muaj pa energji elektrike, drejtori I OSHEE Shkodër përgjigjet duke thënë se të gjithë ata që nuk e paguajnë këtë shërbim, detyrohen të jetojnë në errësirë, pasi është pjesë e marrëveshjes me cdo shtetas shqiptar.