Postriba ka perkujtuar 70 vjetorin e kryengritjes se pare antikomuniste ne vend.

Ne kete ceremoni perkujtimore kane qene prezent drejtues te larte te pushtetit vendor ne Shkoder, drejtues te larte te partise demokratike, perfaqesues te perndjekurve politike si dhe familjareve te atyre qe 70 vite me pare kerkonin demokraci. Kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi, gjate fjales se saj, vleresoi kete levizje, si nje moment te shenuar per historine e Shkodres dhe mbare shqiperise. Nga ana tjeter, Kryetari i Partise Demokratike, Ramiz Çobaj, u ndal tek nevoja e ndryshimit te klimes politike ne vend, duke kerkuar qe nje gje e tille te nise nga Shkodra dhe e gjithe shqiperia. Kryengritja e armatosur e 9 shtatorit të vitit 1946 në Postribë është cilësuar si e para kryengritje antikomuniste në të gjithë vendet e Evropës Lindore. Kryengritja e Postribës kujtohet në Shkodër si një nga ngjarjet më të dhimbshme, pasi diktatura komuniste vrau gjatë përleshjes 21 burra, si dhe pushkatoi më pas pa gjyq 19 të tjerë.

Artikulli paraprakFRANCA NË GJENDJE ALARMI, ARRESTOHEN TRI GRA PËR SULME TERRORISTE
Artikulli tjetërLIGJI PËR SINJALIZIMIN E KORRUPSIONIT, TAKIM KONSULTATIV