Një komunist të turpshëm e ka quajtur shoqata e ish të përndjekurve politik sekretarin e veteranëve të luftës anti-fashiste nacional çlirimtare Odise Porodina
pas deklaratës së tij në ditën e çlirimit se lëvizja e Postribës, e para anti-komuniste në Europë ishte një çetë kriminelësh. Kreu i ish të përndjekurve të Postribës Beqir Shaba për veteranët tha se ishte një takim komunistësh ndërsa mohon akuzat e sekretarit Porodina për zogistët, ballistët dhe Postribën. Në vend të faljes për krimet e komunizmit ndaj Postribës dhe shqiptarëve në tërësi, veteranët komunist bëjnë akuza ndërsa komunistët e djeshëm kanë petkun e socialistëve të sotshëm. Shaba shprehet se Gjermania ishte kalimtare ndërsa s’ka dijeni për një bashkim të ballistëve me gjermanët gjatë qëndrimit të këtyre të fundit në Shqipëri në luftën e dytë botërore. Pas Lëvizjes së Postribës ka dy qëndrime, ai i veteranëve të LANÇ që e quan një çetë kriminelësh dhe ish-të përndjekurit që akuzojnë veteranët jo vetëm për 20 të pushkatuarit pas asaj lëvizjeje por edhe për krimet e tjera të sistemit komunist.