Rreth 100 dynymë tokë vuajnë mungesën e vaditjes në fshatin Dragoç të Njësisë Administrative Postribë.

Sistemi i vaditjes i cili bllokohet nga mbetjet e shumta nuk arrin të përçojë ujin në tokat e mbjella e për ketë banorët janë të detyruar të përdorin pompat që prodhimet mos të thahen.

Vaditja është faktori kryesor që shoqëron stinën e pranverës pasi prodhimet mbjellen pikërisht në këtë periudhë.

Dhe një mungesë e sistemin vaditës është ajo cka ul ndjeshëm prodhimtarinë duke ndikuar drëjtëperdrejtë në të ardhurat e banorëve. Këta të fundit kërkojnë një zgjidhje të kësaj problematike.

Ndërkohë bëhet me dije se për këtë problematikë është dërguar një shkresë institucioneve përgjegjëse për të ndertuar disa kanale anësorë në mënyrë që uji të kalojë përmes tyre deri në tokat bujqësore, por kjo problematike ka vite që nuk njeh zgjidhje.

Edhe pse toka në zonën e Postribës është mjaft pjellore dhe kulturat e shumta të kultivura në to nuk mund të zhvillohen pa ujë.

 

Artikulli paraprakPALLATI QË RREZIKOHET NGA NJË GROPË
Artikulli tjetërGURAKUQI KOMENTON DORËHEQJEN E TAHIRIT