Që prej 8 marsit ditës ndërkombëtare të gruas bashkia e Shkodrës ka ndërmarrë një sërë nismash sensibilizuese me qëllim respektimin e të drejtave të grave, si të drejta themelore të njeriut. Në vazhdimësi të traditës, një nga nismat me rëndësi është aktiviteti “Ti je shembull” i organizuar pranë Njësisë Administrative Postribë.

Gra të forta, të guximshme, profesioniste të zonja, nëna dhe bashkëshorte model ndanë historitë e tyre, rrugëtimin e tyre të jetës, kontributin e tyre në zhvillimin e zonës duke dhënë shembullin se pavarësisht sfidave, vështirësive, pengesave gruaja ia del.

Në fund të aktivitetit kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka shpërndarë disa çertfikata mirënjohje për disa nga zonjat e spikatuara në profesionin e tyre. Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me shkollën “Adem Haxhija”, Postribë dhe me mbështetjen e Qendrës së Gruas “Hapat të lehtë”.

 

Artikulli paraprakVIOLISTI I NJOHUR YZEIRI KONCERT RECITAL NË SHKODËR
Artikulli tjetërÇMIMI I NAFTËS, RRUGËT E QYTETIT PA MAKINA