Prej më shumë se 25 vitesh banorët në fshatin Postribë kanë probleme të vazhdueshme me rrjetin elektrik. Si shkak i amortizimit të kabllove, energjia shkëputet pothuajse gjatë gjithë kohës. Banorët thonë se një situatë e tillë është tejet shqetësuese për ta, pasi qëndrojnë me orë të tëra pa energji elektrike në të gjitha stinët e vitit.
Banorët thonë se institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë pavarësisht kërkesave të bëra ndër vite.
Sipas banorëve në fshatin Postribë është ndërhyrë vetëm në disa zona për riparimin e rrjetit elektrik, ndërsa me dhjetra familje të tjera vuajnë mungesën e furnizimit me energji elektrike prej vitesh. Institucionet përgjegjëse duhet të shtojnë investimet, në mënyrë që kushtet e jetesës së banorëve të cilët jetojnë në këtë fshat të përmirësohen sadopak.