Banorë të fshatit Myselim të njësisë Postribë kanë zhvilluar një protestë për shkak të një ndërtimi që ka nisur të bëhet pranë rezervarit tek kanali i Shtodrit. Banorët shprehen se nuk e kanë idenë nëse është një investim i institucioneve shtetërore apo është një ndërtim privat por ata kanë dyshime se e gjithë ajo zonë do të rrethohet duke bllokuar edhe rrugën që të nxjerr në pjesën e kodrës pranë rezervarit duke mos qenë aspak dakord.

Kryeplaku i fshatit Çavoni ka dyshime të forta se aty për momentin po bëhet disa investime për rezervatin pas një tenderi në Ministrinë e Bujqësisë por më pas i gjithë rezervari mund t’i kalojë privatit gjë për të cilën banorët nuk janë dakord sepse kanë tokat e tyre si dhe bllokohet e gjitha rruga dhe pjesa e malit.

Banorët shprehen se nuk do të lejojnë që punimet të vijojnë në rast se ka tendecë që rezervari i Myselimit të privatizohet.

Artikulli paraprakVËZHGIMI, A U VENDOSËN MASKAT?
Artikulli tjetërDITA E TË VERBËRVE : PO NA PERSEKUTOJNË