Banorë të disa fshatrave të Postribës zhvilluan një protestë pasi sipas tyre një firmë gurore po dëmton ujin e pijshëm për gjithë zonën dhe të gjitha burimet natyrore, duke e bërë zonën të pajetueshme.
Banorët thonë se i kanë bërë shkresa të gjitha institucioneve deri te kryeministri, por thirrjet e tyre kanë shkuar në vesh të shurdhër. Sipas tyre gurorja punon mbi ujësjellësin e Postribës dhe ata konsumojnë ujë jo të pastër, që kur kanë filluar punimet.
Ndëkohë këto pamje të filmuara nga vetë banorët tregojnë se si inertet hidhen ne lumin Rrasek duke krijuar një ndotje të madhe mjedisore.
Nga ana tjetër përfaqësues të firmës cila shfrytëzon guroren bëjnë të ditur se qeveria bashkë më ministrinë e linjës i kanë dhënë licencen për nxjerrjen e inerteve dhe pretendojnë, se janë zbatuar të gjitha kriteret e përcaktuara në këtë leje.