Ky është Kujtim Ahkrepi një banor i fshatit Dobër në Postribë i cili ka udhëtuar dy orë në këmbë për t’u vaksinuar. Qendra shëndetësore në Mes ku u desh të vaksinohej është larg nga banesa e tij ndaj 48 vjeçarit i është dashur që të ecë në këmbë për shkak edhe të mungesës së transportit në atë zonë. Për 48-vjeçarin kjo vaksinë anti- Covid është vaksina e parë të cilën e aplikon pas pothuajse 40 vitesh.
48 vjeçari i bën thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen… Kohët e fundit ka rënë numri i qytetarëve të cilët duan të bëjnë vaksinën shprehet Dan Rrahi mjek i qendrës shëndetësore Mes…
Deri më tani në qendrën shëndetësore Mes janë vaksinuar 2000 banorë me dy dozat e vaksinës ndërkohë që rreth 600 persona kanë marrë dozën e tretë.