Kafshatë që s’kapërdihet asht or vëlla mjerimi”
Kjo shprehje e Migjenit i vjen ndërmend kujtdo që rruga e çon në shtëpinë e familjes Cekaj në fshatin Kullaj të njësisë administrative Postribë. Skamja, mjerimi, varfëria dhe mungesa e shpresës janë ulur këmbëkryq në këtë familje.
Familja Ceka përbëhet nga 6 anëtarë të cilët jetojnë vetëm me një asistencë prej 70 mijë lekësh të vjetra sa për të mbajtur frymën gjallë. Kryefamiljari bën punë krahu kudo ti ofrohet, por më shumë ai qëndron papunë. Kjo ndërtesë e amortizuar me blloqe betoni që sa herë është ftohtë depërton brenda është banesa e familjes Ceka.
E zonja e shtëpisë Flora Cekaj tregon për gjendjen e vështirë dhe luftën për mbijetesë.
Ajo ka një apel për këdo që mund ta ndihmoje që të kenë një banesë me kushte optimale për të jetuar
Ndërkohë për ti ardhur në ndihmë kësaj familje Myftinia e Shkodrës në bashkëpunim me kreun e njësisë administrative të Postribës kanë marrë iniciativën për të mbledhur fonde bamirësie dhe t’i mundësojë atyre riparimin e shtëpisë dhe pajisjen me orendi.
Por drejtuesit e kësaj nisme bëjnë thirrje për sa më shumë dhurime në mënyrë që kësaj familje ti plotësohen kushtet e duhura për të jetuar njëlloj sikur shumë familje të tjera
Në largohemi me shpresën se dikush do t’i ktheje sytë nga kjo familje, skamjen e së cilës do të kishte të vështirë ta përshkruante edhe Migjeni.