Zona e Postribës në bashkinë e Shkodrës njihet si një ndër zonat me prodhimtari të lartë bujqësore. Por qepa është perimja e cila kultivohet për mbi 200 vjet në këtë zonë. Pothuajse shumica e banorëve këtu merren me kultivimin e saj. Një prej tyre është fermeri Kujtim Plangaj.
Në tokën e tij prej 3 dynymësh ai ka nisur procesin e mbjelljes së saj me forcë punëtore prej 10 personash.Por mungesa e tregut po penalizon fermerët e kësaj zone. Kujtimi thotë se pjesa me e madhe e qepës që është prodhuar vitin e kaluar i ka mbetur stok si pasojë e rënies së eksportit
Mbjellja e qepës ka një kosto shumë më të lartë sesa kërkesa e tregut , ndaj fermerët i kërkojnë shtetit që të krijojë një politikë favorizuese për bujqësinë.
Për mbjelljen e qepës kërkohet duhet një proces pune i gjatë Tradicionalisht ajo kultivohet me qepujkë.Pjesa më e madhe e fermerëve të Njësisë Administrative Postribë merren me bujqësi sidomos me kultivimin e qepës dhe lakrës.