Kohët e fundit vihet re një rritje e numrit të qytetarëve që duan të vaksinohen. Në qendrën shëndetësore në njësinë administrativë Postribë janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës mbi 1800 persona.
Drejtori i qendrës shëndetësore Postribë dhe njëkohësisht mjek në këtë qendër, Sokol Zhabjaku thekson ka një rritje të numrit të pacientëve të të gjitha moshave që duan të vaksinohen.
Që nga fillimi i vaksinimit dhe deri më tani procesi ka vijuar normalisht në qendrën shëndetësore Postribë shprehet drejtori Zhabjaku.
Përveç vaksinimit në qendrën shëndetësore gjatë gjithë kësaj kohe personeli mjekesor ka dalë në terren duke kryer vaksinime të qytetarëve edhe nëpër shtëpi.