Këta janë nxënës të shkollës “Adem Haxhija” në njësinë Postribë të Shkodrës të cilët po mësojnë hapat e parë të kodimit kompjuterik. Platforma CodeMonkey e cila nisi që vitin e kaluar po zbatohet tek nxënës të klasës së dytë. Mësuesi i kodimit Avenir Bajraktari tregon se kjo lëndë është tejet e nevojshme për të vegjlit sepse tregu i punës po shkon plotësisht drejt teknologjisë dhe digjitalizimit.
Aq sa i ndihmon nxënësit që të zhvillohen herët sa i përket kodimit kompjuterik, mund të jetë edhe një problem për ta. Mësuesi, një ekspert i programimit kërkon që fëmijët të jenë të kontrolluar nga prindërit në rastet kur përdorin paisje teknologjike për të mos rënë pre e rreziqeve online.
Vetë nxënësit e pëlqejnë kodimin e cila në klasat e para dhe të dyta mësohet përmes kalimit të sfidave në lojëra të ndryshme.
Në Shkodër janë katër shkolla ku po zbatohet kodimi kompjuterik ndërkohë synohet që kjo lëndë të zgjerohet të paktën edhe në 10 shkolla të tjera. Në gjithë Shqipërinë janë 446 institucione arsimore publike dhe private ku po zbatohet kjo platformë për nxënësit e klasave të para dhe të dyta.