Prej orës 19:00 të ditës së martë, 80% e fshatrave në njësinë administrative Postribë nuk furnizohen me energji elektrike. Administratori Altin Shabaj bën me dije se ky është një problem I përsëritur sa herë ka reshje shiu, për shkak të amortizimit të përcjellësve elektrik në këto zona. Administratori Shabaj thotë se pavarësisht kontakteve të vazhdueshme me punonjës të OSHEE, problemi nuk ka marrë zgjidhje ende.

Sipas administratorit, zgjidhja e vetme për furnizimin me energji elektrike është investimi I plotë në këtë zonë dhe jo riparimi i rrjetit sa herë ka probleme.

Kjo nuk është hera e parë që administratori I njësisë Postribë I bën thirrje Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të ndërhyjë dhe të investojë në këtë zonë. Mungesa e energjisë elektrike në mes të mes të dimrit vështirëson ndjeshëm kushtet me të cilat jetojnë pjesa më e madhe e banorëve të Postribës.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, 60% E POPULLSISË E PAVAKSINUAR
Artikulli tjetërKRYETARI I ISH TË PËRNDJEKURVE: “FAMILJARËT TË LODHUR NGA PRITJA”