Prej një jave shtëpia e familjes Ceka ka nisur që të ndërtohet falë kontributit të Myftinisë Shkodër sëbashku me njësinë administrative Postribë. Rasti I kësaj familje u trajtua dy javë më parë në televizionin Star Plus përmes së cilit u sensibilizuan shumë qytetarë të cilët I erdhën në ndihmë kësaj familje.

Por duhet theksuar fakti se myftinia ka ndërmarrë një iniciativë për rikonstruksionin e shtëpisë e cila vetëm e tillë nuk mund të quhej. Brigada e punëtorëve tashmë ka nisur punën duke relziuar sovatimin e të gjitha mureve të brendshme të shtëpisë , dhe më pas pritet që të nisë edhe shtrimi me pllaka nëpër të gjithë shtëpinë.

Mendohet se familja cekaj brenda një muaji do të këtë shtëpinë e re ku do të jetojë në kushte normale. Familja Ceka përbëhet nga 6 anëtarë të cilët momentalisht jetojnë vetëm me një asistencë prej 70 mijë lekësh të vjetra sa për të mbajtur frymën gjallë.

Kryefamiljari bën punë krahu kudo ti ofrohet, por më shumë ai qëndron papunë. Shtëpia ka filluar të ndërtohet pas donacioneve të njerëzve vullnetmirë, të cilët i janë përgjigjur thirrjeve për ndihmë pasi janë njohur me rastin e kësaj familje

Artikulli paraprakSHKODËR, DOKUMENTAR PËR HAFIZ ALI KRAJËN
Artikulli tjetërARRESTOHEN PRONARËT E SUBJEKTIT VIP NË SHKODËR