Rreth 600 lloje bimësh të egra janë zhdukur në 250 vitet e fundit, sipas një studimi të ri.
Numri i referohet të dhënave dhe jo vlerësimeve dhe është sa dyfishi i zhdukjes së zogjve, gjitarëve dhe amfibëve.
Shkencëtarët thonë se zhdukja e bimëve është 500 herë më e shpejtë sesa pritej.
Në maj, një raport i OKB-së vlerësoi se një milion lloje kafshësh dhe bimësh kërcënoheshin me zhdukje.
“Kjo është hera e parë që kemi një panoramë të zhdukjes së bimëve, ku ka ndodhur dhe sa shpejt po ndodh, ” tha Dr Aelys Humphreys nga Universiteti i Stokholmit.
Bimët e zhdukura përfshijnë drurin Sandal të Kilit, i cili u shfrytëzua për vajra esenciale dhe pema e ullirit St Helena me lule të kuqe.
Humbjet më të mëdha janë regjistruar në zonat ishullore dhe ato tropikale, të cilat konsiderohen si shtëpia e pemëve drusore me vlerë dhe njihen për shumëllojshmërinë e bimëve.
Çfarë zbuloi studimi?
Shkencëtarët gjetën se 571 lloje bimësh u zhdukën në dy shekuj e gjysmë, shifër kjo që është sa dyfishi i zhdukjes së zogjve, gjitarëve dhe amfibëve (një total prej 217 llojesh).
Pozitive është se zbulimi i disa bimëve që mendohej se janë zhdukur, siç është zambaku kilian.
Gjithë jeta në Tokë varet nga bimët, të cilat sigurojnë oksigjenin që marrim frymë dhe ushqimin që hamë.
Zhdukjet e bimëve mund të çojë në zhdukjen e organizmave të tjerë që mbështeten në to, për shembull insektet që përdorin bimët për ushqim dhe shumimin e tyre.