MIRATOHET REZOLUTA ME GJUHË TË FORTË NDAJ QEVERISË.Përmes një gjuhe të fortë ndaj shumicës qeveritare, Partia Popullore Europiane përmes një rezolutë të miratuar ditën e djeshme për Shqipërinë, ka mbajtur të njëjtin linjë qëndrimi me Partinë Demokratike ku shpreh qetësimin e saj për zhvillimet politike të vendit.
Përmes kësaj rezolute PE shprehet e shqetësuar për dhunimin e përsëritur të shtetit ligjor nga ana e shumicës, vjedhjen e votave, shkarkimet nga puna.Gjithashtu PPE dënon aktet e dhunës dhe kërcënimeve me jetë të përfaqësuesve të opozitës në Parlament, duke i quajtur ato brengosëse dhe të kryera nga deputetë të shumicës me precedent kriminalë. Me anë të kësaj rezolute, PPE kërkon konsensus e gjithpërfshirje për reformën në drejtësi.