Vendimi i PD për të braktisur zgjedhjet është parë me shqetësime nga PPE. Burime bëjnë me dije se Joseph Daul e Donald Tusk kanë telefonuar kryedemokratin Basha për ta nxitur të hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Ata kanë argumentuar se kjo është rruga e vetme, megjithëse ka dyshime për manipulim të zgjedhjeve. Krerët e PPE-së i kanë premtuar garanci maksimale dhe angazhim të fortë të BE-së për të mbrojtur votën e lirë më 18 qershor ndaj dhe i kanë kërkuar Bashës të hyjë në zgjedhje, por kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka refuzuar.

Artikulli paraprakAMBASADORJA GJERMANE: EDHE NËSE OPOZITA S’MERR PJESË, NE DO I NJOHIM ZGJEDHJET
Artikulli tjetërBASHA: S’KA PAZARE ME RAMËN PËR HIR TË STABILITETIT E JO DEMOKRACISË