Në seancën plenare të Kuvendit po diskutohet projektbuxheti për 2017.
Do zgjerohet lista e ilaçeve të rimbursueshme për 600 mijë shqiptarë
Rama premton në 2017 do të zgjerojmë listën e ilaçeve të rimbursueshme për 600 mijë shqiptarë që janë të pasiguruar dhe nuk kanë përfituar nga kjo listë. Nga janari i vitit 2017 do të rimbursohen plotësisht. “Janë 8 milionë dollarë që njerëzit nuk do i shpenzojnë më për ilaçe por do i mbajnë në arkën e tyre“, tha Rama –Pensionet rriten me 3 % -Skema e ndihmës zgjerohet me 4 mijë. “Është pastruar e gjithë skema nga ata që ishin me biznese e merrnin ndihmë ekonomike. Ndihma ekonomike është dyfyshuar”– tha Rama.
Të gjithë të përndjekurit do t’u shlyhet dëmshpërblimi 100 % deri në fund të mandatit -5 mijë naftëtarë do të marrin pension të posaçëm në bazë të statusit të naftëtarit -Mbron investimet partneritet publik privat në shëndetësi Shikoni partneritetet publike gjermane që bën Gjermania dhe Turqia që shëndetësinë e ka kthyer në bmodel për të kuoptuar paudhësinë e propagandës se paratë i kalojnë një Në harkun e 7- 10 viteve edhe infrastruktura e check up dhe pavionët e dializës, shërbimi modern, laboratorët modernë të analizave, të cilët bëhen pronë e shtetit shqiptar. Është shumë më e shëndetshme sesa të zhytesh në borxhe