Pr/buxheti 2018-Edi Rama: Duam debat me përgjegjësi, jo sherr politik

Kryeministri vendit, Edi Rama ka reaguar në facebook kundrejt braktisjes që PD dhe LSI i bënë diskutimeve për pr/buxhetin e vitit 2018, duke e cilësuar si një ‘sherr politik’ këtë braktisje. “Do donim debat me përgjegjësi për Projekt-Buxhetin2018 po kemi vetëm ftesën e vjetër për sherr politik! Politika jonë është puna jo sherri”, shkruan Rama. PD dhe LSI u bënë bashkë ditën e sotme në Konferencën e Kryetarëve, për të braktisur diskutimet për pr/buxhetin e vitit 2018. Kryetari i grupit parlamentar të PD Edmond Spaho tha se kjo mazhorancë ka rënë, ndaj bëri thirrje për krijim e asaj që opozita e quan qeveri antimafia. Ndërsa kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në një dalje për mediat theksoi se bojkotuesi më i madh është Edi Rama, i cili sipas Vasili nuk firmos as dokumentin më me rëndësi të qeverisë së tij.

Artikulli paraprakMAKINA PËRPLASET ME MOTORIN, HUMB JETËN NJE SHTETAS
Artikulli tjetërKËRCËNOHET ME ARMË KRYEBASHKIAKU: 300 MIJË EURO OSE TË VRAS