Tërmeti i 26 nëntorit 2019, tashmë do të kujtohet edhe me një këngë.
Era Rusi dhe Ylli Baka kanë publikuar këngën e tyre të re, kushtuar tragjedisë së rëndë, ku 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën.
Që në fillim të klipit bëhet e ditur se të ardhurat e këtij projekti do shkojnë në ndihmë të një fëmije të mbijetuar që ka nevojë për arsim.
Kënga mban titullin “Në emër të shpresës” dhe është prekëse dhe e ndjerë. Në videoklip tregohen edhe pasojat e rënda që la tërmeti.