Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, për të diskutuar për projektrezolutën e hartuar nga PS-ja për korrupsionin. Seanca është parashikuar që të nisë në orën 13:00.

Kujtojmë se pr/rezoluta në fjalë është votuar në komision vetëm me votat e PS-së, ndërsa nuk ka gjetur dakordësi me opozitën.

Ndërkohë, seanca pritet të shoqërohet me debate, ndërsa parashikuar që të zgjasë rreth 4 orë. Miratimi i kësaj rezolute në parlament kërkon një shumicë të thjeshtë votash, çka do të thotë se mazhoranca mund ta miratojë lehtësisht vetëm me votat e saj. Pas miratimit, mes palëve pritet të nisin diskutimet për ngritjen e një komisioni të posaçëm, që do të monitorojë punën e institucioneve, përfshirë edhe ato të drejtësisë për luftën kundër korrupsionit, të rekomandojë propozojë ndryshime ligjore në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Artikulli paraprak5 TË VDEKUR NGA AKSIDENTET NË PUNË NË 1 MUAJ! KSSH: DRAMATIKE, SHKAK MOS RESPEKTIMI I RREGULLAVE
Artikulli tjetërMË 24 QERSHOR DO TË PËRBALLEN ME SHQIPËRINË NË GRUPIN B, ‘LA ROJA’ PUBLIKON LISTËN PROVIZORE TË LOJTARËVE PËR EURO 2024