Franca është plotësisht e blinduar në prag të nisjes së Kampionatit Europian.

Në kuadër të garantimit të sigurisë gjatë këtij evenimenti, janë angazhuar në total 110 mijë forca për ruajtjen e rendit publik. 77 mijë policë, 13 mijë nga xhandarmëria franceze, 10 mijë forca ushtarake dhe 1 mijë vullnetare. Në çdo territor të Francës hasen forca të policisë, si pranë kullës Eiffel por edhe në afërsi të 10 stadiumeve ku do të zhvillohen ndeshjet. Sigurisht masat janë më të rrepta dhe Qeveria franceze e ka shtyrë deri në fund të Europianit gjendjen e emergjencës edhe për pasojë të sulmeve terroriste të nëntorit në Paris që shkaktuan 130 viktima. Pritet që 2.5 milion spektatorë të jenë të pranishëm në 51 ndeshjet e këtij eventi.

Artikulli paraprakSEZONI TURISTIK, SHKODRANËT MË PAK REZERVIME SE NJË VIT MË PARË
Artikulli tjetërILIR META KËRKON TAKIM ME LULZIM BASHËN