Si çdo vit, festat e fudnvitit shoqërohen me trafik të rënduar në qytetin e Shkodrës. Rrugët kryesore bllokohen kryesisht gjatë orareve të paradites dhe drekës, pasi shumë qytetetarë kanë filluar pushimet por jo vetëm. Një ndikim në bllokimin në rrugët kryesore të makinave apo edhe rëndimin e trafikut ka patjetër edhe ardhja e emigrantëve ashtu si zakonisht për të qenë pranë familjeve e të afërmve të tyre natën e vitit të ri.
Një situatë e tillë me trafik të rënduar ka nisur që me 24 dhjetor, festën e Krishtlindjes e vijon ende sot dy ditë para ndërrimit të viteve. Edhe pse policia rrugore në kuadër të planit të masave të ndërmarrë prej ditësh ka nisur kontrollet e shumta në terren dhe me shtimine e efektivëve të policisë në akset kryesore të qytetit, ka qenë e pamundur për t’ia dalë për shkak të një numri shumëfish më të madh të mjeteve motorike.
Një problem I përsëritur mbetet edhe qarkullimi I ambulancave në këtë trafik të rënduar dhe mungesa e ndërgjegjësimit nga ana e drejtuesve të mjeteve për t’I dhënë përparësi lëvizje.
E vetmja thirrje për shoferët mbetet që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor sepse në të kundërt policia rrugore nuk do kursehet me masat administrative ndaj drejtuesve të papërgjegjshëm.