BURIME PRANË KËTIJ TAKIMI BËJNË ME DIJE SE ËSHTË DISKUTUAR PËR MASAT E SHTETIT. Edhe mëngjesi i kësaj të mërkure, ashtu siç ka ndodhur në katër të mërkurat e fundit ka nisur me një tjetër takim të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, njëherësh aleati i tij në qeverisje si kreu i partisë së koalicionit, Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Vetëm një ore pas bisedës koke me koke Rama-Meta, takimit i eshte bashkuar edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Në fokus të takimit, i cili mbahet një ditë para seancës parlamentare, mendohet se është situata e fundit politike në vend, ku demokratët kërkojnë dorëheqjen e kryeparlamentarit pas akuzave të Doshit se Meta ka urdhëruar vrasjen e tij gjashtë muaj më parë.  Nesër Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë rreth orës 11.00 dhe sipas skenarit të zbardhur nga burime jo zyrtare, mendohet që protestuesit të bllokojnë hyrjen e Kuvendit ndërsa deputetët e opozitës në sallën e parlamentit do të këmbëngulin për dorëheqjen e Metës. Sipas këtij skenari Kuvendi do të bllokohet derisa të dorëhiqet Meta.

Artikulli paraprakVUÇIÇ: NUK JEMI ENDE GATI PËR KOSOVËN
Artikulli tjetërEDHE SHKODRA NE BERLINALE