Turizmi në Shëngjin pritet të përballet me probleme edhe këtë sezon turistik që pritet të hapet zyrtarisht në fund të muajit maj.Shqetësim kryesor për biznesin vendas është mungesa e infrastruktures rrugore, e cila sjell trafik të rënduar dhe shpesh herë bllokim total të qarkullimit rrugor gjatë veres.Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë Pashk Palokaj thotë se ndërtimit i autostradës Milot-Balldre do ti jepte zgjidhje kësaj problematike, por siç duket realizimi i këtij investimi duket ende larg çka do të ndikojë negativisht për turizmin në Lezhë.
Teksa kanë nisur përgatitjet për sezonin turistik, sigurimi i krahut të punës është një tjeter shqetësim i biznesit.
Numri i pushuesve në plazhet e Lezhës ka ardhur gjithnjë në rritje gjatë viteve të fundit, por kërkohet më shume vemendje dhe investime për tju përgjigjur këtij fluksi dhe ofruar një turizem elitar.