Vllaznia U-19 ka bërë të gjitha përgatitjet për të marrë pjesë në “Uefa Youth League” teksa ndeshjen e parë do ta ketë me Astana, skuadra kampione e Kazakistanit.
Kjo pjesëmarrje e të rinjve në ligën e kampioneve vjen edhe si një nevojë duke parë se skuadra e të rriturve prej vitesh tashmë nuk është pjesë e kupave europiane.
Shkodranët nuk kanë një objektiv në sfidën e parë me Astana por e rëndësishme është që të japin maksimumin.
Ndeshja e parë me Astana për Vllazninë U 19 do të ketë në Kazakistan dhe më pas takimi i kthimit në Shkodër ku kuqeblutë synojnë pse jo kualifikimin.