Në një lidhje direkte për Star Plus, në prag të ndeshjes Laçi -Vllaznia, ka folur Ndriçim Shtubina. Ai tha se është një ndeshje e forte dhe Vllaznia duhet të japë më të mirën e saj, pasi Laçi me trajnerin e ri do jete shumë agresiv.
“Vllaznia e ka merituar vendin e parë pasi ka zhvilluar ndeshje shumë të mira. Ky kampionat është I ekuilibruar me skuadra pak a shumë të të njëjtit nivel, por Vllaznia është një hap përpara pasi më e rëndësishmja po tregon pjekuri me lojën që po zhvillon. Për momentin flasin të gjithe për Vllazninë që është shumë mirë, por në futboll ndryshojnë gjërat shumë shpejt. Nëse Vllaznia arrin të ruajë këtë ritëm, këtë harmoni, besoj që I ka mundësitë e mëdha për këtë vit”- u shpreh Shtubina